Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas publikimit të videove nga Dibra, ku dyshohet se punonjës të administratës kanë tentuar të blejnë vota.

Lidhur me këtë denoncim të bërë nga Ismail Uka, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Blushi shprehet se kjo është fytyra e “pisët e Edi Ramës”.

“Ju lumtë dibranëve të ndershëm dhe patriotë, që arrestuan hajdutët e votave! Kjo është fytyra e pisët e Edi Ramës! Kështu t’i arrestojmë kudo hajdutët e “Rilindjes”! Ndryshimin më 14 Maj nuk ka forcë në botë që mund ta ndalë!”, shkruan ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: