Punonjësit e portit të Shëngjinit kanë protestuar sërish për shkak se prej tre muajsh nuk kanë marrë rrogat. Në këtë protestë është bashkuar edhe kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë Kol Nikolla.

Nikolla ka thënë se problemet janë shumë të thella në administratë, pasi ka shumë korrupsion dhe se organet duhet të hetojnë

Sipas një punonjësi të këtij porti, deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga drejtuesit.

“Këtu nuk merret vesh se çfarë bëhet pasi në bordoro janë 117 punonjës ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre nuk vijnë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se edhe disa dite me parë në punonjësit kanë protestuar lidhur me mosmarrjen e pagës, ku paralajmëruan bllokim të punës nëse nuk i jepej zgjidhje.

“I vetmi aleat që na kanë ngelur jeni ju media. Këtu bëhen shumë abuzimi. Porti është i një rëndësie shumë të madhe. Kjo që këta po bëjnë është një krim”, ka thënë një tjetër punonjës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb