Punonjësit në administratën shtetërore në Slloveni do të duhet të vaksinohen ose të paraqesin një certifikatë se janë shëruar nga COVID-19, përndryshe ata nuk do të jenë në gjendje të punojnë me palët, njoftoi të premten Ministri i Ekonomisë dhe Zëvendëskryeministri, Zdravko Pocivalsek.

“Punonjësit që janë në kontakt me njerëzit do t’iu kërkohet certifikata e vaksinimit ose dokument se janë shëruar nga Covid-19”, tha ai, duke shtuar se kjo nuk do të jetë më e mundur për ta me një test negativ të coronavirusit.

Ai tha se ishte një nga hapat e ardhshëm për të treguar një qëndrim “më të ashpër” në lidhje me nevojën për të vaksinuar sa më shumë nga popullata. Ai theksoi se kjo duhej të ishte bërë më herët.

Sipas tij, një lëvizje e tillë mundësohet nga ligji dhe rregulloret në fushën e sigurisë në punë, raporton euractiv.

Tani që ka mjaft vaksina, shteti nuk mund të jetë më “peng” i atyre që kundërshtojnë vaksinimin e detyrueshëm dhe qeveria do të japë një shembull për të tjerët duke inkurajuar imunizim më të madh në administratën shtetërore, shtoi ai.

Dhoma e Tregtisë Sllovene ka shprehur kundërshtimin ndaj vendimit sipas të cilit testet e rregullta javore për coronavirus për punonjësit do të kryheshin gjatë orarit të punës dhe në kurriz të punëdhënësve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: