TIRANA

Shoqata e Transporti Urban ka dalë në protestë ditën e sotme edhe pas lejimit të punës pasi kërkojnë plotësimin e disa kërkesave kryesisht financiare, mbi të gjitha një pagë të dytë lufte.

Por Policia nuk i ka lejuar që të afrohen tek Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë duke i thënë punonjësve se nuk lejohen tubime të paligjshme. Protestuesit janë ndaluar tek Sheshi Skënderbej ku dhe janë shoqëruar 5 persona.

Gazetari Erion Skëndaj raporton për BalkanWeb se edhe pse janë të lejuar të punojnë punonjësit e transportit urban kërkojnë ndihmë shtesë financiare dhe kanë refuzuar sot të punojnë. Me thirrjet ”Duam bukë” ata kërkojnë një shtesë financiare pasi nuk i mjafton 40 mijë lekë në 5 muaj.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

‘’Nuk ia kemi dalë fare. Ato pagën e luftës siç e morëm e lamë në drita dhe ujë. Duam një ndihmë financiare të dytë. Siç mori biznesi 3 paga. Ne 40 mijë lekë për 5 muaj. ‘’- tha një punonjës.

‘’Kemi dalë për të protestuar, për bukën e kalamajve. ‘’- shtoi një tjetër.

‘’Kryeministri të marrë masa sa më parë për transportin urban. S’ka mundësi. Atë e keqinformojnë se po ta dinte këtë gjë do i jepte zgjidhje.’’- tha një punonjës tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb