TIRANE- Punonjësit e Ujësjellës Kanalizime Tiranë, të cilët janë pushuar nga puna janë hedhur sot në protestë.

Rreth 100 ish-punonjës janë vendosur para bashkisë së Tiranës, ku me pankarta në duar i kanë bërë thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj që ti rikthejë në punë, pasi shkarkimi i tyre është bërë me pa motivacione.

“O Erion, dil, zbrit e jepi llogari të pushuarve nga puna. Janë qytetarët e tu që kërkojnë të drejtat. Zbrit e mos u fshi, jep llogari. Na trego vendimet, na ktheni në punë”, kështu i është drejtuar me megafon një nga protestuesit.

Para pak kohësh u shkarkuan rreth 600 punonjës nga UKT-ja. “Nuk mundeshit të ishim të gjithë sot këtu. Protestojmë për heqjen tonë të paligjshme nga puna. Kjo nuk ka kosto vetëm për ne, por dhe për qytetarët e Tiranës. Më bënë presion që të lija vetë vendin e punës. Mua më thanë një arsye se kam pasur një sjellje të keqe me eprorët”, tha për News24 një prej protestuesve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: