FIER- Për të disatën herë radhazi punëtorët e Rafinerisë së naftës në Fier janë hedhur sot në protestë pasi prej muajsh nuk kanë marrë pagat e tyre. Protestuesit, të cilët janë mbledhur para Prefekturës së Fierit, njëzëri pohuan se nuk kanë marrë asnjë përgjigje për pagat e tyre, ndërsa shtojnë se Rafineria është lënë në mëshirë të fatit dhe është braktisur.

Nga ana tjetër ata iu kundërpërgjigjën kryeministrit Edi Rama, për pretendimin që ky i fundit theksoi se nuk ka punëtorë të pasiguruar, ndërsa shtuan se ata kanë punuar në të zezë për 20 muaj.

“Kryeministri thotë se nuk ka punëtorë të pasiguruar, por për 20 muaj që kemi punuar në të zezë, pa sigurime.”, u shprehën ata.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb