Ellen DeGeneres u përfshi muaj më parë në një skandal të madh, pasi punonjësit e saj e akuzuan se ajo kishte krijuar një ambient toksik në punë. Punonjësit e tanishëm dhe të dikurshëm të emisionit të saj thanë se janë përballur me racizëm, frikë dhe kërcënim. Ata treguan se janë pushuar nga puna pasi kanë marrë leje për probleme shëndetësore ose për raste vakie për familjarët.

Mirëpo pretendimet e ngritura nga punonjësit nuk ndikuan aspak tek moderatorja e famshme dhe ajo rikthye sërish në emisionin e saj. Megjithatë ajo mori përgjegjësi për ato çfarë kishin ndodhur dhe u shpreh se do të trajtonte gjithçka me shumë seriozitet.

“Siç mund ta keni dëgjuar, këtë verë pati akuza për emisionin tonë se ka një mjedis toksik pune dhe nisi një hetim për këtë. Mësova se këtu kanë ndodhur gjëra që kurrë nuk duhet të kishin ndodhur. I marr shumë seriozisht të gjitha ato që janë thënë dhe dua t’i kërkoj shumë falje njerëzve që janë prekur. Unë e di që jam në një pozicion të privilegjuar dhe me pushtet dhe kuptoj që bashkë me këtë pozicion vijnë dhe përgjegjësi. Prandaj unë marr përgjegjësi për gjithçka që ka ndodhur në program.”- u shpreh moderatorja.

Mirëpo e gjithë kjo ngjarje duket se ka pasur një impakt shumë të madh, që është vënë re menjëherë në shifrat e teleshikuesve. Ellen DeGeneres ka humbur më shumë se 1 milion shikues pas këtij skandali. Sipas një raporti nga The New York Times, emisioni i moderatores ka rënë me 43%.

Krahasur me një vit më parë premiera në shtator kishte 2.6 milionë shikues mesatarisht, ndërsa këtë vit ka rënë me 1.1 milion. Kjo arrin në një rënie të dukshme prej 43% të shikueshmërisë për seritë ditore, duke e vendosur atë nën konkurrencë si Dr. Phil (2.5 milion shikues) dhe Live With Kelly dhe Ryan (2.7 milion shikues) – dhe më shumë në përputhje me shfaqjet nga dita- fillestarë televizivë si The Kelly Clarkson Show (1.3 milion shikues) dhe Tamron Hall Show (1.1 milion shikues).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: