Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës ka reaguar për punonjësen në Korçë që rezultoi pozitive. Kadastra konfirmon se stafi i gjithë Kadastrës në Korçë është vetë karantinuar teksa institucioni momentalisht është jofunksional.

Ndërkohë testit i janë nënshtruar edhe familjarët e punonjëses kurse Korça numëron tashmë 9 të infektuar.

 

NJOFTIM I KADASTRËS

Të nderuar qytetarë, me keqardhje ju njoftojmë se një prej familjarëve të një prej punonjëseve të Drejtorisë Rajonale Korçë, pas egzaminimit rezultoi pozitive në testin evirusit Kovid 19. Në zbatim të protokolleve mjekësore të miratuara, testit ju nënshtruan edhe familjarët e qytetarit në fjalë, përfshirë dhe punonjësen tonë. Meqenëse edhe ajo rezultoi pozitive në këtë test, aktualisht i është nënshtruar procedurës mjekësore të vetëizolimit në familje.

Nga ana jonë, në zbatim të protokolleve mjekësore, u mor vendimi për t’ia nënshtruar vetëizolimit të gjithë punonjësit e asaj Drejtorie Rajonale, gjë e cila ka filluar të aplikohet që prej ditës së djeshme.

Për këtë arsye nga dita e sotme dhe deri në një njoftim të dytë, Drejtoria Rajonale Korçë do të jetë jofunksionale.
Do të jemi vazhdimisht në kontakt me strukturat përgjegjëse shëndetësore, për të ndjekur ecurinë e mëtejshme të stafit.
Duke ju kërkuar ndjesë qytetarëve, bashkarisht i urojmë punonjëses tonë shërim të shpejtë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb