Një i ri shqiptar, emigrant Angli, ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke punuar brenda një ferme kanabisi.

Mediat britanike bëjnë me dije se Elson Balla shkoi në Mbretërinë e Bashkuar dhjetorin e kaluar dhe pas një njoftimi nga banorët vendas ai u arrestua duke punuar brenda një fermë kanabisi në Stockton në shkurt.

Balla punoi në një fermë kanabisi në një përpjekje të dëshpëruar për të shlyer borxhin ndaj njerëzve që e futën në mënyrë kontrabande në Angli.

Sipas raportimeve, vlera e kanabisit të sekuestruar në fermën ku punonte shqiptari, nëse do të hidhej në treg, do të kapte vlerën e 27.000 paudëve.

Në gjykatë janë paraqitur edhe qytetarët, të cilët kanë thënë se ishte era e fortë dhe zhurma e vazhdueshme që dilte nga prona arsyeja se përse telefonuan policinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb