Media amerikane “The New York Post” vazhdon të publikojë detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në bllokun e pallateve të rrugës Cruger Ave., 2199, rreth orës 09:15 të së shtunës, ku aktori shqiptar Florind Belliu u hodh nga kati i 6 i banesës, së bashku me bashkëshorten e tij, Ornela Shehi.

Sipas tyre, ngjarja e rëndë është filmuar nga kamerat e sigurisë. Ka qenë e para bashkëshortja 28-vjeçare e Florindit që është rrëzuar nga kati i gjashtë i ndërtesës duke u përplasur në rrugicë.

Ndërkohë, që vetë 35-vjeçari është hedhur disa sekonda më vonë, ndërsa policia i ka ende të paqarta rrethanat e vdekjes.

Belliu ishte i diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe kishte interpretuar role në TV dhe teatër përpara se të transferohej në SHBA. Dy vjet më parë, ai po punonte për dy libra dhe një skenar filmi që ai shpresonte ta paraqiste në Netflix.

Burime policore thanë se ai mund të ketë qenë së fundmi duke punuar si shofer për të përballuar jetesën. NYPD nuk kishte marrë kurrë raportime për dhunë në familje në lidhje me çiftin, i cili u vendos në ndërtesën ku ndodhi tragjedia me dy fëmijët e tyre të vegjël rreth katër muaj më parë.

Tragjedia e dyfishtë la të dashurit që mbërritën në vendngjarje të shtunën të shokuar, duke vajtuar për humbjen e dy të rinjve në trotuar. Nëna e shkatërruar e Florindit u pa duke vajtuar nga dhimbjet, por nuk pranoi të flasë për mediat.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Babai i ndjerë ishte raportuar më parë se ishte “i shqetësuar emocionalisht” dhe i zhdukur në prill, përpara se policët ta gjenin atë në zonën e 48-të, thanë burimet.

Fqinjët i thanë The Post të shtunën se dyshja ishin një “çift i qetë” që shpesh shiheshin duke bërë shëtitje, por gjithashtu që Belliu ishte parë dukshëm i zemëruar të premten.

“I kam parë gjithmonë duke blerë gjëra për shtëpinë, si çdo ditë bashkë, me dy fëmijë bashkë, nuk e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte”, tha Shadie Perkaj, bashkëshortja e administratorit të pallatit.

Ajo tha se të shtunën ishte ditëlindja e Florindit.

Një mik i të ndjerit, Aldo Sulollari, ka shkruar në Facebook: “Pak më parë të urova ditëlindjen dhe nuk mu përgjigje. Të dua shumë vëlla”.

Edhe mikja tjetër e çiftit, Elona Caslli, vajtoi shoqen e saj të humbur në Facebook.

“Çfarë dhimbje e madhe të bëri të vrasësh veten?! Një tragjedi e shumëfishtë për të cilën nuk ka fjalë ngushëllimi. Zoti u dhente force fëmijëve dhe prindërve tuaj”, ka shkruar Caslli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb