TIRANA

Një 45- vjeçar në Zall- Herr ka vdekur pasi u dëmtua nga rripi i betonieres në firmën ku punonte për prodhimin e tubacioneve të kanalizimeve.

H.Ll, mori plagë të rënda prej rripit të betonieres dhe ndërroi jetë pasi u transportua në spital.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 19.06.2020, në Zallher, në një firmë të prodhimit të tubacioneve të kanalizimeve, duke punuar është dëmtuar nga rripi i betonieres, shtetasi H.Ll., 45 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb