Për javën e tyre të pushimeve në Ibiza me të voglin Archie, Meghan Markle dhe princi Harry nuk janë kursyer aspak.

Nga vendet luksoze, tek udhëtimi privat dhe security, të gjitha shpenzimet e tyre arrijnë rreth 100 000 euro.
Asgjë e jashtëzakonshme për një çift vip, ndryshimi i vetëm për ta janë që paguhen me fondet publike. Kjo gjë si ka pëlqyer aspak kontribuuesve britanik dhe dukët e Sussex janë përfshirë në kritika. Shifra ekzakte, për qëndrimin e tyre nga data 6-12 gusht në ishullin spanjoll është top sekret, por mediat në Britaninë e Madhe kanë bërë disa llogari.

Vila e marrë prej tyre, shumë larg njerëzve dhe në privatësi të plotë kushton 50 mijë euro, 21 mijë euro për avionin privat (sipas Daily Mail) dhe shpenzime të tjera për truprojat, si britanike edhe spanjolle.

Pallati Mbretëror Anglez është shumë i zemëruar dhe i lodhur me kapriçot e ish artistes. Dhe jo vetëm familja mbretërore, por edhe burime ambientaliste kanë gjykuar si të dëmshëm për ambjentin udhëtimin e Harry dhe të bashkëshortes së tij me një avion privat, në destinacion. Një devijim për ata që gjithmonë kanë qenë të ndjeshëm për klimën dhe ndryshimet klimaterike, shkruajnë burimet.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb