SARANDË- Ndonëse ai ndodhet me pushime bashkë me familjen e tij, kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar këtë ditë që të zhvillojë një vizitë private në një kroçerë që është ankoruar në portin e Sarandës.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për ‘BalkanWeb’ se kreu i qeverisë, i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij, Linda, rreth orës 18:00 ka hipur në bordin e krocerës ‘Le Lyrial’, e cila është ndalur në Sarandës mëngjesin e sotëm.

Mësohet se në bordin e mjetit lundrues ndodhen rreth 180 administratore kroçerash të ndryshme. Ndërkohë, gjatë orëve të paradites administratorët e këtyre kroçerave vizituan Butrintin Antik. ‘BalkanWeb’ ka siguruar disa pamje ku shihet Rama bashkë me gruan e tij, teksa hipën në kroçerë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb