Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish Presidentit Ilir Meta për akuzat e këtij të fundit ndaj qeverisë shqiptare për situatën e krijuar në kufi, në Kapshticë e Kakavijë.

Rama thotë se në Bullgari, në doganën e Kulatas kufi me Greqinë radha shkoi në 10 km kurse ajo e kamionëve në 15 km.

Por sipas Ramës, presidenti bullgar nuk doli të fajësojë qeverinë apo t’i quajë qytetarët pa atdhe siç bëri Meta ditët e fundit.

 

 

STATUSI NGA EDI RAMA

Sipas gazetës “Ekathimerini” radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi,shkoi 10 km,ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km!Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet!Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb