Pushimet kthehen në tragjedi! I tillë ka qenë fundi për disa turistë gjermanë, ku një prej tyre ka ndërruar jetë dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi ranë në një greminë në Theth.

Ndonëse fillimisht u fol për dy turistë gjermanë që kishin rënë në një greminë në Theth, tashmë konfirmohet se një prej tyre ka humbur jetën. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se turistët e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se turistët ishin duke shkuar drejt Thethit dhe se janë rrëzuar në shtegun që të nxjerr nga alpet e Valbonës në ato të Thethit. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb