Kjo verë ka qenë vërtetë e frytshme për këngëtarin nga Kosova. Pas bashkëpunimit me Erën, Ledri ka arritur në majat e suksesit. Reperi e ka kaluar shumicën e kësaj stine nëpër koncerte të shumta, por edhe ka gjetur momente për të pushuar. Kjo foto është shkëputur teksa Ledri ka qenë duke shijuar për disa orë diellin edhe detin.

Veçmas tipareve joshëse që reperi gëzon, ajo që bie në sy është se ai shfaqet krejt i vetëm në këto pushime.

Edhe pse është i preferuari i femrave dhe shumë shpesh është parë në shoqërinë e disa prej emrave më të njohur, këto ditë relaksi ai ka zgjedhur t’i bëjë si një beqar i lumtur.

(b.e/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: