Me nisjen e sezonit të pushimeve, është shtuar edhe fluksi i personave të cilët hyjnë në vendin tonë.

Vetëm në fundjavën që lamë pas, nëpërmjet Pikës Kufitare Port Durrës u përpunuan 9,147 pasagjere dhe 3,270 mjete, ndërkohë që më i ulët është ky numër në dalje nga vendi ynë.

Autoritetet bëjnë me dije se janë marrë të gjitha masat për përpunimin pa vonesa dhe krijimin e lehtësirave të nevojshme për udhëtarët.

Njoftimi:
?Hyrje-daljet nëpërmjet Portit të Durrësit

?08.07.2022-10.07.2022

Fundjava që lamë pas ka regjistruar fluks në hyrje-daljet e qytetarëve nëpërmjet Portit të Durrësit.

Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë kësaj fundjave në hyrje nëpërmjet Pikës Kufitare Port Durrës u përpunuan 9,147 pasagjere dhe 3, 270 mjete, ndërkohë që më i ulët është ky numër në dalje nga vendi ynë.

Janë marrë të gjitha masat për përpunimin pa vonesa dhe krijimin e lehtësirave të nevojshme për udhëtarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb