Nënkryetari i PD Edi Paloka me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se pushimi i çështjes ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha e zyrtarëve të tjerë të kësaj partie, të akuzuar për falsifikim, dëshmoi qartësisht se gjithçka ishte një shpifje e maxhorancës.

Paloka thekson se shpifja e radhës e maxhorancës shkoi në kosh të plehrave. Ai nënvizon se për fat të mirë, “Rilindja” nuk mund të marrë peng të gjithë drejtësinë, pavarësisht shantazheve dhe presioneve të gjithanshme për ta përdorur atë politikisht.

Postimi i Edi Palokës:

Shpifja e rradhes , me te cilen Rama , ndersente me te shpifurin e shpifesve, ndaj Bashes dhe PD , shkoi ne kosh bashke me te tjerat.

Per fat te mire “rilindja” nuk mund te marre peng te gjithe drejtesine , pavarsisht shantazheve dhe presioneve te gjithaneshme per ta perdorur ate politikisht , sic ka bere ne jo pak raste te tjera.

Sidoqofte drejtesia do te vendoset vetem atehere kur raca e taulanteve te “rilindjes” te jape llogari jo thjesht per shpifje , po per krimet e kryera.

Tao Yaris duhet te dale para nje drejtesie te pakapur e te jape llogari per tenderat qe merr nga qeveria miku i tij trafikant . Trafikanti per te cilin qeveria e Ramballeve eshte e gateshme te zhvendose dhe Lanen e te shkatrroje shtepite dhe jeten e qindra familjeve !

Taulant yaris duhet te dale te tregoj lidhjet me krimin, shitblerjen e votave, korrupsionin galopant me tendera dhe koncesione qe po varferojne cdo dite shqiptaret.

PD e provoi dhe ne kete rast , qe me asnje fabrikim per shantazh nuk do te na e mbyllin dot gojen.

Ne do te luftojme deri ne fund dhe shume shpejte drejtesia do te vendoset per te gjithe.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb