Presidenti francez, Emmanuel Macron, iu ka bërë thirrje Evropës dhe SHBA-së t’i dërgojnë urgjentisht 5 për qind të furnizimeve të tyre të vaksinave kundër coronavirusit te vendet në zhvillim.

Macron deklaroi se dështimi për të shpërndarë vaksinat në mënyrë të drejtë do të shkelte pabarazinë globale, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, pjesa dërrmuese e vaksinave janë administruar nga vendet me të ardhura të larta.

Macron propozoi planin e tij për të adresuar të premten këtë problem përpara një samiti virtual të liderëve botërorë të G7.

Presidenti amerikan Joe Biden do të njoftojë një mbështetje prej 4 miliardë dollarësh amerikanë për aleancën globale të vaksinave të njohur si COVAX, që synon të ndihmojë vendet e varfra të vaksinojnë popullsinë e tyre, sipas një zyrtari të lartë të administratës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: