TIRANE- Pas një transmetimi maratonë në “Opinion”, sot janë ndarë për publikun disa momente pikante nga emisionet.

Një ndër ta është edhe emisioni ku pati një debat në studio mes Artan Lames dhe gazetarit Blendi Fevziut. Një “Pushoooooooo” e Fevziu, bëri ‘bujë’ në gjithë mediat, ndërsa mbahet mend sot nga të gjithë.

Kështu Artan Lame është rikthyer në emision me një jatagan dhe një shpat, duke ja drejtuar me humor Blendi Fevziut, kjo për t’i kthyer reston e drejtimit të shkopit nga ai disa vite më parë. Mes të tjerash ai tregoi dhe faktin se pse nuk iu ‘bind’ drejtuesit. “Arsyeja eshte e thjesht, por ato që them une i besoj”, tha Lame.

Sakaq, Fevziu e ka mirëpritur dhe më pas i ka shfaqur pjesët filmike. Fill pas kësaj Fevziu shpjegoi se nuk e priste që të ndodhte ajo situatë në studio, pasi njiheshin me Lamen që prej 20 vitesh.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: