Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se janë të vendosur që t’i kthejnë qytetarëve bashkitë dhe jo kryeministrit.

Ndër të tjera theksoi se pushteti vendor është krejtësisht i zhbalancuar

“Kjo reformë ka prodhuar krizë e për pasojë është dështim. Sot jemi me një pushtet vendor që është krejtësisht i zhbalancuar. Ka bashki të vogla që kanë një raport qesharak dhe bashki të mëdha me dhjetëra mijëra votues. Është një dështim total. Pasoja, pushtet i centralizuar në dorën e kryeministrit. Një bashki nuk mund të miratojë dot një leje ndërtimi me 250 m/katror. Terma si pushtet vendor, autonomi vendore, jurisprudencë kushtetuese janë terma të harruara. Dikur qeveria kërkonte të verifikonte për lejet e paligjshme të Edi Ramës, kryetar bashkie, bëhej nami. Tani ne në këtë proces kemi propozuar një projektligj . Parimet dhe kriteret që kemi përdorur janë të njëjta. Të njëjta parime që udhëzon Këshilli i Europës. Çdo gjë tjetër, 61 juaj nuk ka lidhje me këto parime. Reforma nuk mund të jetë Pazar siç preferoni ta bëni ju. Ne kërkojmë të shërbehet qytetarëve edhe në periferi. Ne jemi të vendosur, do shkojë drejt kthimit të bashkive tek qytetarët jo tek kryeministri. Kjo hartë që ju sot mbaheni me thonj, do të zhbëhet me referendum,” tha Bylykbashi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb