Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një takim me strukturat e partisë në Durrës, u shpreh se qeveria është e kapur nga krimi dhe se janë skandalet ku ajo është përfshirë që do të sjellin fundin e saj.

Ai u shpreh se pushtetin real e kanë të padukshmit, ndërsa shtoi se Durrësi ka vuajtur nën rivaliteti mes bandave të lidhur me pushtetin dhe që përdoren prej tij, mes të tjerash edhe për qëllime elektorale.

“Në plan të parë janë disa kukulla, por pushtetin real e kanë të padukshmit në publik por të gjithëditurit në terren.

E dini sa ka vuajtur Durrësi nga rivaliteti mes bandash të lidhur edhe me pushtetin.

Le ti japim një dimension të fortë artisë së Lirisë në Durrës, mundësitë këtu janë të jashtëzakonshme. kemi një rini të jashtëzakonshme, intelektualë dhe studentë që mund të angazhohen, dhe qytetari që duke u dëgjuar më shumë do të bëhet edhe më aktive dhe e dobishme.

PL është parti e gjithëpërfshirjes, lajtmotiv ka referendumin si mënyrën për të zgjuar qytetarët për ti bërë zot të vetes dhe vendit.

Jam i bindur që shumë shpejt do t’ia arrijmë, ashtu si skandalet ku është zhytur qeveria do të sjellin fundosjen e saj e nuk do të arrijnë dot të marrin me vete të ardhmen e vendit, një qeveri shpresëvrasëse që do të mbijetojë nëpërmjet frikësimit të qytetarëve, mediave e gazetarëve”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: