Në qendër të Dnipros, gratë ukrainase janë mbledhur në grumbuj të mëdhenj dhe po ndërtojnë kokteje molotovi. Këto armë rrethanore, të ndërtuara nga gratë, shihen si mjetet e duhura për të mbrotjur veten dhe pronat e tyre nga avancimi i trupave ruse. Në mesin e grave kishte mësuese, avokatë dhe amvisa, të cilat të gjitha së bashku po krijojnë këtë armë mbrojtëse.

Ata janë shprehur se edhe pse qyteti ende nuk është sulmuar, duhet të jenë të përgatitura për çdo rast. Spitali i qytetit ka 400 shtretër të gatshme për të pritur të lënduar.

Në portat e saj, ka një lumë njerëzish vendas që sjellin ilaçe, fasha dhe shiringa dhe asgjë nuk refuzohet. Nga ana tjetër, burrat shihen në rresht për t’u regjistruar krah për krah ushtarëve. Banorët e këtij qyteti thonë se nuk e donin këtë situatë, por që nuk kishin zgjidhje tjetër.

Banorët e këtij qyteti po mobilizohen. Por ata të gjithë thonë se nuk është për shkak se ata donin ndonjë nga këto; ata kanë mbetur pa zgjidhje.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb