Revista e ISIS, Al Naba, është rikthyer për të kërcënuar Italinë dhe ministrin e jashtëm të saj Luigi di Daio duke publikuar një foto në faqen e saj.

Në artikullin e titulluar “Pse i tremb Kalifati”, përmendet edhe “pushtimi i Romës”.

Në korrik kreu i Farnesinës kishte marrë kërcënime në të njëjtën revistë.

“Unë jam afër Luigi di Maio për sa i përket kërcënimeve shumë serioze të bëra nga ISIS. Ne nuk kemi frikë, angazhimi i tij në shërbim të vendit dhe stabilitetit kombëtar nuk do të ndikohet nga akte intimiduese.

Ajo që prek Luigin, prek secilin prej nesh, shkroi në Twitter ish-kryeministri italian Giuseppe Conte, shkruan TG Com.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: