Ish-Ambasadori i Shqipërisë në NATO, Leonard Demi ishte i ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, ku foli për situatën e tensionuar në Ukrainë.

Ai tha se agresioni rus ka ndodhur për disa arsye. E para ka të bëjë me rrezikun që ndjeu Presidenti Vladimir Putin, teksa NATO iu afrua kufijve të saj.

E dyta kishte të bënte me mospëlqimin e tyre për dëshirën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO dhe e treta me dëshirën e Moskës për të pasur kontrollin në qeverinë ukrainase, që me qeverisjen aktuale anon më së shumti nga perëndimi.

Ish-ambasadori tregoi më tej dhe arsyet se përse NATO nuk mund t’i vij në mbrojtje Ukrainës në këto momente.

“Dua ta bëj të qartë edhe njëherë që NATO nuk është organizatë ushtarake, por mbrojtëse. Nëse një anëtarë i NATO goditet nga një armik, atëherë e gjithë NATO do e mbrojë atë. Një shtet Sovran i lirë mund të kërkojë aleancën dhe sipas normave ndërkombëtare çdo shtet i lirë është e drejta e tij për të mbrojtur veten. Këtë ka bërë edhe Ukraina. Në vitin 2001 Rusia u përfshi në luftën çeçene ai vuri re që ushtria ruse kishte dobësi dhe kështu ai mori reformë për të modernizuar ushtrinë ruse. Në vitin 2007 presidenti Putin në konferencën e sigurisë në Mynih, shpalosi politikat e veta.

Ai tha që NATO për mua është kërcënim dhe ai kërkoi që të mos zgjerohej në mënyrë që pjesa lindore të ishte në influencën e tij. Në samitin e NATO-s në 2008 NATO bëri të qartë se do të pranonte Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Gjëja më e rëndësishme është se pas 4 muajsh, nga prilli në gusht të vitit 2008 ai pushtoi Gjeorgjinë, pushtoi dy krahina që janë të pavarura, njëjtë siç po vepron me Ukrainën. Në vitin 2014 ai pushtoi Krimenë, kjo është një politikë shumëvjeçarë që ka si qëllim hegjemoninë e vet në Evropën Lindore. Sot kemi një luftë në shkallë të gjerë në Ukrainë.

Ai e quajti veten nga agresor në viktimë. Ai e quan Ukrainën si krijesë të Bolshevizmit dhe sipas tij ajo duhet të bëjë pjesë te Rusia. Kjo është pushtim i një vendi Sovran. Mirëpo Evropa dhe SHBA kanë investuar për ushtrinë e Ukrainës. Këtë vit, SHBA-të për të ndihmuar mbrojtjen e Ukrainës kanë shpenzuar mbi 600 mld dollar. Anglia ka stërvitur mbi 22 mijë ushtarë të saj. ShBA-të kanë dërguar mijëra ushtarë, në Evropën Lindore kanë dërguar teknika modern. Do të dërgojnë shumë helikopterë për të mbrojtur vendet e NATO-s”, tha Demi.

Ai tregoi se ushtria ruse është më e sofistikuar se sa ajo ukrainase, por shtoi se vitet e fundit edhe ushtria tyre është përmirësuar ndjeshëm.

“Ushtria ruse është shumë herë më moderne se sa ajo ukrainase. Ushtria ruse ka shumë anije, tanke, nëndetëse, artileri. Përballja me ta është e vështirë. Megjithatë Ukraina nuk është ajo e para, ndaj është e vendosur për t’i bërë ballë. Kjo është një luftë e mekanizuar, që shoqërohen me gjakderdhje të madhe. Mirëpo Rusia edhe pse kishte për qëllim të mbronte dy krahinat, nuk është se Rusia kontrollon territorin e këtyre 2 krahinave, sepse është më tepër e gjerë. Komuniteti rusfolës në Ukrainë nuk është keqtrajtuar nga Ukraina, siç thotë Putin. Ky i fundit ka gjetur pretekst. Ta shohësh nga pikëpamja gjeo-politike nuk kemi të bëjmë vetëm me shkeljen e normave ndërkombëtare. Ky është problem për Evropën Lindore. Rusët kanë hyrë në tre drejtime, Jugu, Veriu dhe Lindja. Ata synojnë të neutralizojnë qeverinë e Kievit dhe të vendosin një qeveri kukull që ta kenë nën kontroll. Ne kemi tre vende në NATO, Estoni, Letoni dhe Lituani, të shtatë këto vende anëtare të NATO-s janë vende kufitare të Rusisë”, tha ish-ambasadori.

Demi foli për artikullin e katërt të NATO-s e cila thotë se në rast se një anëtar i aleancës ndihet i kërcënuar, atëherë duhet të merren masa. Njëjtë sipas tij po veprojnë vendet që ndodhen pranë kufirit me Rusinë dhe që në aleancë sipas Demit janë 7 të tilla.

“Biden ju drejtua kombit dhe tha që nuk do të lejojmë të preket asnjë centimetër i vendeve anëtare të NATO-s. Kjo tregon se sa rëndësi ka SHBA-ja në Evropë. Në mbledhjen e këshillit të Atlantikut, ata pa asnjë mëdyshje e dënuan këtë sulm luftarake dhe kanë marrë masat për të forcuar kufijtë lindorë të aleancës. Këto shtete, kanë kërkuar të aplikohet artikulli i 4. Do të thotë se nëse një anëtar i aleancës e ndjen veten të kërcënuar, atëherë duhet të marrë masa. Të gjithë vendet e Evropës Lindore e kanë kërkuar këtë. Me kërkesën e komandantit operacional të NATO-s, po vendoset në zbatim plani mbrojtës, NATO është në alarm dhe është duke punuar për të forcuar mbrojtjen në krahun e vet lindor. NATO ka në dispozicion 120 anije e avionë, që do të thotë se patrullojnë aeroplanmbajtëset. Janë anije shumë të tjera e siç thash edhe më parë po rritet flota e helikopterëve, avionëve të sofistikuar. Kjo bën që NATO falë adaptimit të vet shumëvjeçar po merr masa për të siguruar aleatët e vet në Evropën Lindore. Veç kësaj SHBA-të dhe BE dhe G7 vendosën sanksione ekonomike kundra Rusisë. Këto sanksione janë financiare, që kapin kompani, institucione të cilat përkrahin luftën në Ukrainë, e mbështesin atë. Këto sanksione godasin pjesën ajrore të mbrojtjes së Rusisë. Të aparateve të sofistikuara. BE ka vendosur të sanksionojë edhe 351 deputetët që miratuan njohjen e dy republikave dhe urdhëruan përdorimin e forcave ushtarake ruse. Kjo tregon që komiteti ndërkombëtar është i njësuar kundër këtij agresioni të tmerrshëm në Evropë”, përfundoi ish-ambasadori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb