Qytetarëve amerikanë u është kërkuar që të mos udhëtojnë në Rusi. Ambasada Amerikane në Moskë, i bën thirrje amerikanëve që të përdorin të gjitha opsionet e transportit për t’u larguar.

Alarmi vjen pas urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin për mobilizimin e të burrave rusë për të luftuar në Ukrainë, duke shtuar frikën se mund t’i rekrutojë amerikanët për shërbim ushtarak.

Gjithashtu është bërë me dije se autoritetet ruse kanë arrestuar shtetas amerikanë që kanë marrë pjesë në demonstrata.

Kujtojmë se Ambasada ka paralajmëruar vazhdimisht amerikanët që të mos udhëtojnë në Rusi dhe të largohen menjëherë nga vendi nëse janë atje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: