Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht njoftoi se Berlini do të dërgojë në Ukrainë anti-ajrorin më të fundit “IRIS-T”.

Lambrecht është takuar me homologun ukrainas Oleksiy Reznikov, ku kanë folur për situatën në Kiev dhe bombardimet ruse.

“Brenda pak ditësh do të dërgojmë sistemin kundërajror të teknologjisë së fundit IRIS-T. Është shumë e rëndësishme, veçanërisht për mbrojtjen kundër dronëve”, ka thënë ajo.

Ditët e fundit Ukrainë ka qenë objekt i një sërë sulmesh me dron kamikaz të prodhuar nga Irani, duke i marrë jetën shumë qytetarëve dhe shkatërruar infrastrukturën.

IRIS-T, një sistem tokë-ajër kushton 150 milionë euro dhe renditet ndër më të avancuarit në botë. Forcat e armatosura gjermane nuk janë të pajisura me IRIS-T.

Iris T

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb