Pushtimi i Rusisë në Ukrainë është shoqëruar me kundërpërgjigje nga fuqitë perëndimore. Ata kanë ndërmarrë një sërë sanksionesh, kryesisht me natyrë ekonomike për vendin e drejtuar nga Vladimir Putin.

CNN shkruan, se tregjet ruse e kanë mbyllur ditën me 33% fitime më të ulëta.

Indeksi kryesor MOEX i Rusisë përfundoi seancën e së enjtes 33% më të ulët pas veprimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Kompanitë dhe bankat e mëdha ruse të energjisë u goditën më së shumti mes pritjeve që Perëndimi do të shpallte sanksione më të ashpra. Gazprom ra 38% dhe Rosneft ra 40%, ndërsa bankat VTB dhe Sberbank gjithashtu ranë më shumë se 40%.

Rubla ruse mbetet në nivelet më të ulëta, duke rënë 7% kundrejt dollarit amerikan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: