Në 2019, Juventus ishte shumë pranë transferimin të Nedim Bajramit, ai ishte një shans i humbur, duke parë rritjen shumë të madhe që ka pasur fantazisti kuqezi që nga ajo periudhë.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” nuk dëshirojnë të bëjnë sërish të njëjtin gabim, për këtë arsye gjatë sfidës me Empolin do të kenë në vështrim talentin tjetër kuqezi, Kristjan Asllani.

Asllani
Asllani

Sipas Tuttosport, drejtuesit e Juves do të monitorojnë me kujdes dy talentet e Empolit, Viti dhe Asllani, të dy të ditëlindjes 2002. Asllani ka fituar një vend si titullar tek Empoli, një lojtar që ka ardhur gjithnjë në rritje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb