Kryeministri indian Narendra Mod duket se ka kundërshtuar drejtpërdrejt pushtimin rus në Ukrainë, duke i thënë Presidentit rus Vladimir Putin se tani nuk është koha për luftë. Duke folur në një takim në Uzbekistan, kryeministri indian kritikoi hapur luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe shprehu mosmiratimin e tij për operacionet e Putinit. Modi shtoi se rruga e vetme është paqja, duke qortuar Putinin për zhvillimin e luftës.

Udhëheqësi i një prej partnerëve më të rëndësishëm tregtarë të Rusisë e ka qortuar hapur Vladimir Putinin për luftën në Ukrainë. Gjatë një takimi televiziv në Uzbekistan, kryeministri indian Narendra Modi tha: “Tani nuk është koha për luftë”.

Është shenja e fundit që edhe vendet me lidhje të forta me Moskën po vënë në dyshim pushtimin”, tha CNN.

Gjatë takimit kryeministri indian u shpreh se demokracia, diplomacia dhe dialogu ato që ia bëjnë të qartë njerëzimit se cila është rruga që duhet ndjekur për të arritur paqen.

India deri më tani kishte qëndruar neutrale dhe nuk kishte shprehur në mënyrë eksplicite pikëpamjet e saj për pushtimin e Ukrainës nga Putin.

Nju Delhi kishte refuzuar të fajësonte publikisht Moskën për krizën, duke theksuar gjithashtu respektin tradicional të Indisë për sovranitetin dhe integritetin territorial.

Narendra Modi abstenoi në votat e OKB-së që dënojnë pushtimin e Rusisë.

Por takimi i tij i fundit me Vladimir Putin duket se tregon se India po distancohet nga Rusia.

Mosmiratimi i Modi erdhi vetëm një ditë pasi Putin pranoi publikisht se presidenti kinez Xi Jinping ngriti pyetje dhe shqetësime për luftën.
Komentet e Modi dhe Xi vijnë pasi trupat ruse janë tërhequr nga rajoni verilindor i Kharkiv.

Trupat ukrainase kanë kryer një kundërofensivë të suksesshme, duke i larguar trupat ruse nga rajoni.

Në një raport të inteligjencës, Ministria Britanike e Mbrojtjes vuri në dyshim nëse forcat ruse të vijës së parë kanë “rezerva të mjaftueshme ose moral të mjaftueshëm” për t’i bërë ballë një sulmi tjetër të bashkërenduar në lindje të vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: