Rusia mund të krijojë një bazë ushtarake në rajonin e Kherson të Ukrainës, kështu raporton agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti, shkruan The Guardian.

Rusia pushtoi rajonin jugor Kherson të Ukrainës në mes të marsit , i cili është ngjitur me Krimenë, të cilën Moska e ka nën kontroll që nga viti 2014.

Që nga ajo kohë ka instaluar një atje një administratë të re dhe ka prezantuar rublën ruse si monedhë, me qëllim integrimin e rajonin si pjesë të territorit rus.

“Duhet të ketë një bazë ushtarake ruse në rajonin e Khersonit”, tha për RIA Kirill Stremousov, nënkryetari i asaj që Rusia e quan ‘administrata rajonale civile-ushtarake’ e Khersonit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: