Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë një bilanc të situatës së luftës në Ukrainë.

SHBA vlerëson se viktimat ruse në Ukrainë deri më tani kanë arritur në 15, 000 të vrarë dhe mendohet se numri i të plagosurve arrin në 45, 000.

“Vlerësimet e fundit nga komuniteti i inteligjencës amerikane janë me përafërsi 15, 000 forca ruse të vrarë dhe ndoshta trefishi i të plagosurve”, kështu është shprehur Burns gjatë fjalës së tij në Forumin e Sigurisë Aspne në Kolorado”, ka thënë ai.

Ndërkohë Rusia i klasifikon vdekjet ushtarake si sekrete shtetërore edhe në kohë paqeje dhe nuk i përditëson të dhënat apo t’i bëjë publike shifrat zyrtare të viktimave gjatë luftës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: