Në qytetin e rrethuar të Mariupolit, autobusët me rreth 300 refugjatë kanë mbërritur përtej kufirit në rajonin e Rostovit të Rusisë, sipas mediave ruse. Dje, sulmet me raketa ruse goditën një teatër në qytet ku mendohej se ishin strehuar mbi 1000 njerëz, sipas nënkryetarit të bashkisë së qytetit.

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky akuzoi Rusinë se synoi qëllimisht teatrin. Rusia ka mohuar se e ka bombarduar atë.
Në kryeqytetin Kiev, një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pasi një pallat u godit nga mbetjet e një rakete të rrëzuar. Punonjësit e shpëtimit janë duke kërkuar për njerëzit që mund të jenë të bllokuar nën rrënoja, thonë Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës.

Në Chernihiv, 13 persona që prisnin në radhë për bukë u raportuan të vrarë nga bombardimet ruse.
Në frontin diplomatik, marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë ranë më tej pasi presidenti amerikan Joe Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin një “kriminel lufte”. Kremlini i cilësoi komentet e Biden si “retorikë të papranueshme dhe të pafalshme”

Para se të bëhej komenti, Zelensky foli në Kongresin e SHBA në një adresë virtuale në të cilën ai bëri thirrje për më shumë mbështetje perëndimore
SHBA premtoi një shtesë prej 1 miliard dollarësh (764 milion £) në armë për Ukrainën – duke përfshirë drone taktike, raketa dhe granatahedhës, pushkë, mitralozë, parzmore dhe municione.

Analiza nga ekspertët ushtarakë, përfshirë ministrinë e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, thotë se pushtimi rus ka “ngecur në të gjitha frontet”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: