Rusët bombarduan me raketa Toretsk, rajoni Donetsk. Si pasojë e sulmit është shkatërruar një kopsht fëmijësh.

“Rusët nisën një tjetër sulm me raketa në rajonin e Donetskut, këtë herë duke synuar Toretsk. Një raketë ruse shkatërroi plotësisht një kopsht fëmijësh,” postoi në Telegram Pavlo Kyrylenko, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Donetskut .

Në total, që nga 24 shkurti, pushtuesit rusë kanë shkatërruar dhe dëmtuar 682 institucione arsimore, duke përfshirë 283 kopshte dhe 298 shkolla, në rajonin e Donetskut.

Siç është raportuar, trupat ruse bombarduan nëntë vendbanime në rajonin e Donetsk më 23 nëntor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb