Prokuroria e Posaçme Anti- korrupsion, e njohur si SPAK kërkoi sot pushimin e çështjes penale ndaj tre gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin duke e kthyer dënimin e pëjetshëm në 25 vite burgim.

“BalkanWeb” zbardh kërkesën e prokurorëve Donika Prela dhe Klodjan Braho me anë të së cilës kërkohet pushimi i çështjes penale nr.30 viti 2019 të regjistruar për veprat penale “korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 319 dhe 319/ç të Kodit Penal.
Po kështu prokurorët kërkojnë të asgjësohen përgjimet e bisedave dhe komunikimeve telefonike të kryera për tre gjyqtarët.

Ndërkohë sa i përket sendeve të sekuestruara, bazuar në nenin 190/1, gërma (b) dhe (ç) të Kodit të Procedurës Penale, prokurorët kërkojnë të disponohet shuma monetare prej 17 000 euro, qese me mbishkrim “Pal Zileri” t’iu kthehet gjyqtarit Skënder Damini dhe djalit të tij Lisien Damini.

Aparati i telefonit celular i markës iPhone X, t’i kthehet gjyqtarit Skënder Damini dhe shuma prej 1500 eurosh, një portofol si dhe aparati i telefonit celular i markës Nokia t’i kthehet shtetasi Petrit Aliaj; aparati i telefonit celular i markës Samsung S7, t’i kthehet shtetasi Aleks Nikolli.

Prokuroret Kerkesa
Prokuroret Kerkesa

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb