Jemi në gjysmën e dytë të tetorit por duket se vjeshta është ende rrugës, dhe ditët me diell e temperatura të larta të joshin të kthehesh pranë detit.

Stina e pushimeve duket se është mjaft e gjatë në ‘Prestige Resort’. Pushues vendas dhe të huaj e kanë zgjedhur resortin më të bukur të zonës për të kaluar ditët e më së shumti fundjavën, duke shijuar diellin ende të ngrohtë.

Nën rrezet e diellit, pranë kaltërsisë së detit dhe pishave të Golemit, të mahnitur nga bukuria, qetësia dhe intimiteti që “Prestige Resort” ofron, ata kalojnë orë të bukura larg zhurmës dhe stresit të qyteteve.

Fëmijët shfrytëzojnë këto ditë të ngrohta për t’u argëtuar në pishinat e resortit. Edhe për ta nuk ka rëndësi se është tetor.

E kaltra e detit dhe e pishinave si dhe bukuria e pishave që i qëndrojnë si kurorë resortit, ndërthuren në perfeksion me luksin modern të dhomave dhe ambienteve hoteliere ku nuk mungon asgjë për të patur pushime të përkryera.

Menaxheret e resortit thonë se cdo ditë ka prenotime të dhomave dhe të tjerë mysafirë priten të akomodohen në dhomat e tij. Janë shumë turistë të huaj madje edhe nga diaspora të cilët udhëtojnë deri në Shqipëri për të shijuar diellin dhe ngrohtësinë e tij.

Ndërkohë vera e këtij viti e kaloi paraardhësen për numrin e turistëve të huaj që pushuan në “Prestige Resort”, të cilët kishin prenotuar qëndrimin e tyre këtu që në fillim të vitit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb