DURRES- Në Gjirin e Lalëzit për të pushuar, por fundjava e kësaj të shtune nuk ka shkuar ashtu siç e kishin planifikuar për shumë qytetarë nga Tirana.

durres-mbytet-22-vjecari

Pak minuta më parë, të alarmuar ata raportojnë për mbytjen e një të riu, rreth 22-vjeç nga Peshkopia, i cili hyri të lahej në det por nuk mundi të dalë më i gjallë.

Ndonëse kanë dhënë alarmin e njoftuan policinë, dëshmitarët thonë për “BalkanWeb” se trupi i pajetë i të riut u nxor në breg nga dallgët, pasi askush nuk hyri për ta kërkuar.

Pak minuta pas raportimit të qytetarëve erdhi edhe njoftimi i policisë së Durrësit.

durres-mbytet-22-vjecari-1

“Më datë 02.06.2018, rreth orës 12:15, në Gjirin e Lalëzit, është mbytur në det shtetasi E. S. 22 vjeç, banues në Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes”,- sqarohet në njoftim.

durres-mbytet-22-vjecari-2

durres-mbytet-i-riu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: