SARANDË- Një pushuese nga Kosova ka rrezikuar të mbytej mesditën e sotme, ndërsa lahej në det në zonën e plazhit Rinia në Sarandë. 60-vjeçarja Sabrie Hyseni kishte hyrë e vetme për t’u larë kur ka shfaqur probleme.

Gazetarja Shpresa Dine raportoit se fatmirësisht rojet bregdetare Moisi Cera dhe Lorent Noga e kanë vënë re dhe janë zhytyr menjëherë në ujë duke e nxjerrë gruan nga deti.

Ata i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas pushuesja është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Sarandës. Sipas bluzave të bardha, gruaja është jashtë rrezikut për jetën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: