Analisti Artur Zheji dhe avokati Spartak Ngjela, të ftuar në emisionin “Pikat mbi i”, kanë folur në lidhje me SPAK dhe çështjen e Nuredin Dumanit.

Zheji bëri me dije se fillimisht ishte një nga skeptikët më të mëdhenj në lidhje me SPAK-un, por se me provat e fundit ka kuptuar që SPAK ka forcë dhe një mbështetje amerikane.

“Kam qenë edhe unë një nga skeptikët e mëdhenj por kur pashë goditjet në nivelet e lara për inceneratorëve, SPAK tregoi trimëri dhe shumë forcë duke goditur nivelet e larta. Këtu shpresoj të mos tërhiqet, janë mendoj të barazpeshueshëm me rrëfimet e Dumanit. Fakti që janë njerëzit në burg dmth që fakte ka.

Nga një skeptik i bindur gjithmonë e më tepër SPAK jep prova që është në presion por ka forcë dhe ka një mbrojtje shumë të madhe amerikane në funksion të asaj që Shqipëria do të jetë nesër. Sipas këtij plani Shqipëria nuk duhet të jetë siç është tani sepse është një vend i destabilizuaeshëm.

Shqipëria një shtet normal e aleat është projekti amerikan. Në funksion të gjeopolitikës amerikane nuk është një bamirësi që po na bëhet, por duhet një garanci duhet të jetë një platformë e qëndrueshme ku mund të vendosen plane të qendrushme.

Sa i përket rastit të Dumanit, rrëfimi i tij është 2/3 i padeklaruar, kemi një informacion shumë të pakët. Kemi një luftë brenda klanesh. Fakti që është kërkuar eliminimi i një pale nga tjetra dhe ky i di informacionet se përse janë kërkuar eliminimet e biznesmenëve, që as nuk mendoj se janë të tillë.

Kjo i bën njohës shumë të madh është treguar një vrasës me pagesë që i ka qëndruar gjatë tregut, kjo do të thotë të jesh shumë i zgjuar, që të dish kë porosi të marrësh apo jo përsipër.
Pusi i Dumanit është shumë i thellë, di konfliktet mes njërës palë dhe tjetrës.

A do ja dalë Dumani të rrëfejë gjithçka apo do të eliminohet ndoshta?

Artur Zheji: Mendoj që një alibi për vdekjen e tij është e kollajshme për shkak të plumbit në mushkëri.
Është në ruajtje kombëtare dhe ndërkombëtare, nuk mund të vdesë për një kolaps të pashpjegueshëm apo jo aksident mjekësor, do të shkonin në burg shumë njerëz. Nëse do të vdiste ekspertiza do të bëhej në vend dhe jashtë.

Spartak Ngjela: Nuk rrezikohet Dumani, nëse do ta çojnë jashtë për plagën, pas kësaj do të kishte një tjetër arsye. Nga mënyra e rrëfimit profesionisti kupton nëse je duke fshehur diçka. Rrethin e ngushtë që i tyre është fisni me lidhje fisnore. Nuk dimë nëse ka deponuar rrethin e ngushtë, kalorësit? Nuk mund të flasim më shumë se kaq se biem në hipoteza të pazgjidhshme, çështja qëndron që është bërë shumë mirë që mediat e kanë shpërthyer informacionin mbi këtë temë. Është metodë e hetimit që dalin informacione që shpërthehen ato që u duhen.

Mund të ndodhë që befas të thotë nuk dua më të jem i penduar?

Spartak Ngjela: Ai ka qenë i rrezikuar me burgim të përjetshëm, atë pëson nëse tërhiqet. Nëse ai nxjerr dy peshkaqenë, mund të marrë edhe pafajësi. Ka politikë penale, merr benefitin e faljes. Problemi është ikja e tij jashtë shtetit për plagën, është vërtetë për këtë apo për vijimin e hetimit.
Problemi qëndron që duhet të kemi parasysh që hetimi është shkencë. Nëse do ta çojnë jashtë ka alibi, po a është vërtetë plaga arsyeja?

Artur Zheji: Momenti që Dumani zgjodhi të ishte i penduar është se i kishin dhënë një mision fake për të eliminuar dikë që ishte kurth për ta vrarë vetë atë. Ky e zbuloi që ishte kurth për të. Ai e di se kush e ngriti kurthin. Ata që e çuan të bënte ekzekutimin ata edhe i kanë ngritur kurthin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: