KORCE– Pusteci, një prej zonave më të bukura në rajonin juglindor po orientohet drejt kultivimit të çajit të malit. Bima e njohur medicinale e cila ka përdorim të gjerë sidomos në sezonin e dimrit, çdo ditë e më tepër po rritet buzë liqenit të Prespës.

Sipas banorëve të zonës, kjo ka ardhur si mungesë e perspektivës për turizmit.

Teksa tregojnë se vit pas viti ata po rritin sipërfaqen e kultivuar me çaj e shohin këtë si të përshtatshme për jetesën e tyre në këtë zonë, ku mundësitë për të siguruar të ardhura janë të pakta.

Dhjetëra hektarë me çaj llogariten në 7 fshatrat e bashkisë Pustec, ku ndërthurja e relievit malor me atë fushor ka krijuar një klimë të përshtatshme për rritjen e kësaj bime.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: