BRITANI E MADHE

David Beckham ka publikuar në ‘Instagram’ një foto, duke u puthur në buzë me vajzën e tij, Harper. Një pjesë e madhe e fansave nuk e kanë pritur aspak mirë dhe kanë reaguar menjëherë shumë keq ndaj tij.

Disa prej tyre thonin se është e gabuar që babai të puth vajzën në buzë, ndërsa mbështetësit e Beckham shpjegonin se në fakt nuk ka pse të kritikohet një fotografi kaq natyrale.

“Ajo është vajza jote…pse je duke e puthur në buzë? Kjo është puthja e gruas”, – ka shkruar njëri prej ndjekësve të David. Edhe disa personazhe të njohur kanë dalë në mbrojtje të ish-futbollistit, duke e cilësuar si diçka mjaft normale midis një fëmije dhe prindit. Por kjo nuk është hera e parë që ish-futbollisti poston foto duke puthur në byzë vajzën e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb