Është rikthyer pas disa kohësh në skenën e Teatrit Kombëtar, ashtu sikundër e tha edhe vetë, ndërsa sapo ka shkelur në të, preku zemrat e të gjithëve me gjestin e tij.

Regjisori Edmond Budina, u përkul duke puthur skenën e Teatrit Kombtëar, me të hyrë në të, ndërsa tha në një prononcim për mediat se aroma e këtij vendi është një mrekulli.

“S’ka skenë më të bukur në botë se kjo. Kjo është vlera jonë, që po e ruajmë nga vjedhja. Padiskutim që kemi nevojë për në Teatër të ri, ta ndërtojmë në një vend tjetër kudo që të jetë, jo një por disa teatro. T’u japim dinjitet aktorëve e spektatorëve. Gjesti i sotëm i qytetarëve tregon që ky Teatër është i qytetarëve, askush nuk mund ta shkatërrojë këtë tempull, Ky vend është i shenjtë, lëvizin shpirtrat e aktorëve që kanë dhënë jetën e shpirtin në këtë Teatër. ”,-është shprehur Budina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb