TIRANE

E ftuar në “Klanifornia”, Enca foli për suksesin në filmin “I love Tropoja”, ashtu siç di të bëjë vetëm ajo, me sinqeritet dhe e hapur ndaj çdo pyetjeje, përveç njërës… Kur vjen puna te pagesa, Enca nuk preferon të përgjigjet. Siç tha ajo, është një pyetje së cilës nuk do t’i përgjigjet kurrë.

Mirëpo pyetjeve me spec ajo u është përgjigjur, pothuajse të gjithave. Në disa raste u përgjigj në një mënyrë aq të drejtëpërdrejtë saqë vuri në siklet Marinën, publikun etj.

Mes të tjerash, Enca është kthyer 8 vite pas në kohë dhe ka rikujtuar puthjen e parë, atë të cilën e mbajmë mend të gjithë. Me sa duket, puthjen e parë ajo ia ka dhënë një personazhi të njohur shqiptar, që me sa kuptuam, është këngëtar.

“Puthjen e parë e kam dhënë kur kam qenë 17 vjeç e gjysmë. Ka qenë 1 janar. Ai është i njohur. Ka qenë puthja e parë, dita e parë e vitit, ai ka qenë edhe shoku im i ngushtë, kështu që e mbaj mend mirë”, -ka treguar Enca.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: