Puthja e mes Beatrix dhe Donaldit, mezi pritej jo vetëm nga fansat, por edhe nga banorët brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Dyshja, shkëmbeu një puthje të zjarrtë teksa ndodheshin në dasmën e improvizuar, e ku ata, ishin dhëndri dhe nusja. Por, gjatë këtij momenti, aktorja Arjola Demiraj, ka mbuluar sytë, kuptohet në formën e një shakaje.

Ky moment është fiksuar nga kamerat dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjet. Sakaq, vlen të përmendet se Donaldi dhe Beatrix shprehën pëlqimin për njëri-tjetrin disa ditë më parë, ku deklaruan se ndihen shumë mirë bashkë dhe janë pro nisjes së një romance.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb