Kjo është një nga pamjet më virale të orëve të fundit ku Cristiano Ronaldo puth në buzë Paolo Dybala. Veprimi ndodhi në ndeshjen Juventus-Parma ku argjentinasi i ka asistuar Cr7, i cili ka shënuar duke bërë të mundur fitoren e bardhë e zive 2-1.

Një gol që bëri që Juve të ngjitej në krye të klasifikimit italian. Ka qenë pikërisht për këtë arsye që lojtarët kanë qenë shumë të lumtur. Menjëherë pas golit Cristiano Ronaldo përqafon dhe falënderon me një puthje në buzë Paolo Dybala për topin e artë që i ka dhënë.

Kjo puthje dhe link është shpërndarë në profilet kryesore të futbollit. Shumë prej tyre kanë ‘qëndisur’ edhe ndonjë histori, por shpjegimi është shumë i thjeshtë.

Mjafton të shikosh videon me shpejtësi normale për të kuptuar atë që ka ndodhur. Një kryqëzim i thjeshtë dhe jo një puthje siç shumë janë përpjekur ta quajnë, duket thjesht si një kontakt i pavetëdijshëm. Oriana Sabatini, e fejuara e Dybala dhe bombastikja Georgina Rodriguez, e dashura e Cr7 mund të rrinë të qeta, sepse nuk ka asnjë dyshim për maskilitetin e partnerëve të tyre.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: