RUSI

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin edhe pse i njohur për vonesat në takime, ka treguar ‘korrektësinë e munguar’ teksa ka shkuar 30 minuta më përpara në Universitetin e Vladivostokut, në ishullin Ruski, ku priste ardhjen e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

U desh vizita e Kim Jongut, që Vladimir Putin të tregonte se nuk është ashtu siç pretendonin të tjerët duke hedhur kështu poshtë akuzat e adresuar ndaj tij.

Në takimin e mëparshëm me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lideri i Rusisë e la të priste Donald Trumpin për afro një orë. Gjithashtu edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel mbeti në pritje për 4 orë e 15 minuta në 2014 dhe kryeministri japonez Shinzo Abe më shumë se 3 orë në vitin 2016.

Takimi mes liderit suprem të Koresë së Veriut dhe Presidentit të Rusisë ishte i pari mes tyre, ndërsa Putin theksoi se Kim Jong-Un ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb