Vladimir Putin ka paralajmëruar se do të përdorë armë bërthamore kundër çdo vendi që do të guxojë të “ndërhyjë” në luftën e Rusisë me Ukrainën.

Duke iu drejtuar ligjvënësve në Shën Petersburg, Putin deklaroi sot se përgjigja e tij ndaj kujtdo që “kërcënon” Rusinë, do të jetë “ e shpejtë si rrufe” dhe vdekjeprurëse.

“Nëse dikush synon të ndërhyjë në atë që po ndodh nga jashtë, duhet të dinë se kjo përbën një kërcënim strategjik të papranueshëm për Rusinë. Ata duhet ta dinë se përgjigja jonë ndaj kundërsulmeve do të jetë e shpejtë. Ne kemi të gjitha armët që na duhen për këtë. Askush tjetër nuk mund të mburret me këto armë… dhe ne nuk do të mburremi, por do t’i përdorim!”, tha ai.

Megjithëse, Putini u tregua i kujdesshëm duke mos përmendur asnjëherë gjatë deklaratës së tij “armë bërthamor”, por mesazhi ishte më shumë se i qartë, teksa siç raportojnë dhe mediat e huaja, ai iu referua raketës së re bërthamore “Sarmat”, e cila u testua vetëm disa ditë më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb