Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron dhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Padyshim që kryefjala e bisedës së tyre ishte lufta në Ukrainë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Kancelari Scholz dhe Macron, kërkuan armëpushim të menjëhershëm gjatë një bisede telefonike me Putin.

Macron dhe Scholz, gjithashtu, i thanë Putinit se çdo zgjidhje për luftën në Ukrainë duhet të arrihet përmes negociatave ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë. Të tre ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë në ditët në vijim.

Kujtojmë se sot u takuan në Turqi dy ministrat e Jashtëm, ai rus dhe ai ukrainas, por që ky raund i katërt i bisedimeve ka dështuar.

Scholz dhe Macron kërkojnë armëpushim në Ukrainë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb