Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar Katarin për organizimin e Kupës së Botës së futbollit dhe ka riafirmuar lidhjet e ngushta të Rusisë me vendin arab në një komunikim të fundit me drejtuesin e Katarit.

Putin tha në mënyrë specifike se Rusia do të punojë ngushtë me Katarin për të siguruar stabilitetin e tregut global të gazit, tha Kremlini të premten, teksa presidenti rus diskutoi lidhjet e ngushta të vendeve në një telefonatë me Emirin e Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani.

Emiri i Katarit ka folur më parë për marrëdhëniet e ngushta midis Rusisë dhe Katarit kur të dy liderët u takuan në një samit në Astana të Kazakistanit muajin e kaluar.

“Pasi Rusia regjistroi një sukses të madh në organizimin e Kupës së Botës 2018, miqtë rusë i kanë ofruar mbështetje të madhe Katarit, veçanërisht në aspektin organizativ, me Komitetin Organizativ të Kupës së Botës 2022”, u shpreh Emiri i Katarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: