MOSKË

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte lidhur me krizën në Libi.

 

Në një deklaratë me shkrim nga Kremlini, në bisedën telefonike mes Putinit dhe Contes ku u trajtua kriza e Libisë, thuhet se Putin lidhur me zgjidhjen e çështjes së Libisë ka deklaruar se “Është e nevojshme të arrihet marrëveshje me palët në Libi mbi parametrat e zhvilluara nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Gjithashtu në bisedë është theksuar rëndësia e vazhdimit të përpjekjeve të përbashkëta për të përmirësuar situatën në Libi.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb